Aktakuzë për kryetarin që largoi katër persona nga puna

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Parteshit, Dragan Nikolic do të përballet përsëri akuza për keqpërdorim të autoritetit. Kishte larguar nga puna në mënyrë të kundërligjshme katër zyrtarë komunal. Në aktakuzë është edhe Drejtori i Financave, i cili i ishte bindur urdhrave të Shefit të Komunës. Avokati i Nikolicit e quan hajgare aktakuzën.

Dragan Nikolic, me 23 Mars 2015 sërish i është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës së tij zyrtare. Kësaj here, Nikolic akuzohet se si kryetar i Komunës me shumicë serbe largoi nga puna katër zyrtarë komunal pa ndonjë bazë ligjore duke e përdorur autoritetin e tij zyrtar.

Ndaj Dragan Nikolicit, i cili në shkurt të këtij viti u lirua nga akuzat për veprën penale keqpërdorim i besimit duke keqpërdorur detyrën zyrtare, tash Gjykata Themelore e Gjilanit ka ngritur dyshime të reja për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetin zyrtarë” dhe “Cenimi i të drejtës nga marrëdhënia e punës”, raporton Gazeta Express.

Në aktakuzë përfshihet edhe vartësi i tij, drejtori i Financave në këtë Komunë, Dragan Stakovic, i cili dyshohet se i’u bind urdhrave të kryetarit Nikolic.

Sipas aktakuzës, Nikolic, dyshohet se në vitin 2014 ka urdhëruar ndërprerjen e kontratave të punës për katër zyrtarë të komunës që ai udhëheq.

Kjo aktakuzë është konfirmuar për Gazetën Express nga përfaqësuesi ligjorë i kryetarit Nikolic, avokati Rrustem Latifaj. Ky i fundit e quan të pa bazë aktakuzën pasi sipas tij personat që përmenden se janë larguar nga puna, me vonë janë kthyer sërish në vendin e tyre.

“Kjo aktakuzë ma shumë është hajgare”, tha për Gazetën Express, Latifaj.

M.J. me datë 23.05.2014, Z.S. me 08.07.2015, B.J. me 10.02.2015, dhe S.B. me datë 10.02.2014 dyshohet se janë larguar pa baza ligjore dhe pa paralajmërim nga pozitat e tyre zyrtare në Komunën e Parteshit me vendim të kryetarit të saj, Dragan Nikolic. Të njëjtëve dyshohet se nuk iu janë respektuar as afatet ligjore për ankesë.

Për dyshimet e fundit, në të njëjtën aktakuzë Gjykata Themelore e Gjilanit ngarkon si bashkëpunëtorë drejtorin Stakovic i cili aktualisht është Drejtor i Financave në Partesh, derisa në kohën kur dyshohet se është kryer vepra ai drejtonte Administratën e kësaj komune. /GazetaExpress

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aktakuze-per-kryetarin-qe-largoi-kater-persona-nga-puna/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala