Aktakuzë për krim të organizuar ndaj djalit të Ibrahim Rugovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Djali i vogël i Ibrahim Rugovës pritet të akuzohet për krim të organizuar, kontrabandë me migrantë, shpërdorim të detyrës zyrtare e armëmbajtje pa leje.

Aktakuza kundër Ukë Rugovës do të ngrihet aktakuzë brenda këtij muaji nga Prokuroria Speciale për veprime kriminale që besohet se i ka kryer si drejtues i një “grupi kriminal” prej dhjetë personash, shkruan sot Koha Ditore.

Burime nga Prokuroria kanë thënë se prokurori britanik, Allen Cansick, ka prova shumë të forta mbi të cilat do ta mbështesë aktakuzën kundër Ukë Rugovës, Izet Beqirit, Florian Petanit, Edison Idrizajt, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Azad Beqirajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës dhe Qefser Bahollit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aktakuze-per-krim-te-organizuar-ndaj-djalit-te-ibrahim-rugoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala