Aktakuzë ndaj 6 personave, për krim të organizuar

Autori:Gazeta Fjala

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, prokuroria Speciale  ka ngritur aktakuzë  kundër gjashtë të pandehurve.

Sipas një kumtese për media të prokurorisë, katër nga ta akuzohen për veprën penale: Krim i Organizuar si dhe Detyrimi i Rënduar, raporton Gazeta Fjala.

“Disa nga të pandehurit përballen me akuza shtesë përfshirë Zjarrvënie e Rënduar nga neni 334, 1, 2 dhe 3 i KPK-së, Uzurpim i Paligjshëm i Pronës së Paluajtshme, nga neni 332, paragrafët 1 dhe 3 të KPK-së, Vrasje e Rëndë në Tentativë nga neni 179, paragrafi 1.6 dhe 1.8 të KPK-së dhe Lëndim i Lehtë Trupor nga neni 188, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2 i KPK-së” thuhet në një njoftim të prokurorisë speciale.

Poashtu bëhet e ditur se veprat e pretenduara penale shtrihen përgjatë periudhës kohore 2008 – 2015 dhe kanë të bëjnë me blerjen e parcelave të tokës në Ferizaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aktakuze-ndaj-6-personave-per-krim-te-organizuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala