Aktakuzë kundër tre deputetëve të opozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismajl Kurteshi e Fisnik Ismajli, si dhe kolegu i tyre i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, pritet të ulen në bankën e të akuzuarve, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj tyre për mbajtjen ose hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, Kurteshi e Shala ngarkohet me dy vepra penale: përdorimi i mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ndërkaq, deputeti Ismajli do të gjykohet për armëmbajtje pa leje dhe pengim të personit zyrtar.

Deputetët e kanë quajtur aktakuzën të pavlerë dhe me prapavijë politike. Madje, ata kanë thënë se nuk janë njoftuar fare nga Gjykata apo Prokuroria për ngritjen e saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aktakuze-kunder-tre-deputeteve-te-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala