Aktakuzë e Prokurorisë Speciale kundër gjashtë zyrtarëve shëndetësorë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për shpërdorim detyre kundër gjashtë zyrtarëve të lartë që kanë punuar ose në Ministrinë e Shëndetësisë ose që kanë pasur lidhje në lëmin e shëndetësisë si dhe dy persona të tjerë privatë.
Burime të koha.net marrin vesh se në mesin e të akuzuarve janë edhe ish- sekretari i Ministrisë Shëndetësisë Ilir Tolaj dhe Zenel Kuqi, drejtor i Prokurimi në Ministrinë e Shëndetësisë.
Akuzat kanë të bëjnë me dhënien e 4 tenderëve për kompaninë KML dhe bëhet fjalë për shuma milionëshe nga këta tenderë.
Kompania KLM është në pronë të djalit të axhës së Ferid Aganit, ish – ministër i Shëndetësisë dhe aktualisht ministër MPLH-së.