Aksioni po vazhdon në Vushtrri – arrestohen fajdexhinjtë

Një aksion i gjerë policor i udhëhequr nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë në bashkëpunim me EULEX-in ka filluar sot para orës 5 të mëngjesit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar për Gazetën Express, se aksioni po vazhdon.
Ai ka thënë se hetimet kanë nisur ndaj personave që dyshohen se u kanë vënë fajde qytetarëve të Kosovës.
“Aksioni i po vazhdon. Po organizohet në zonën e Vushtrrisë. Ka arrestime por s’mund të konfirmojë sa persona janë prangosur”, ka thënë Zahiti.
“Arrestimin e personave për fajde”, ka shtuar ai.