Aksion kundër prostitucionit në Ferizaj

Autori:Zekirja Shabani

 

Në tri lokale nate në rajonin e Ferizajt (“MONTONA”, “ITALIA-M” DHE “DRILONI”) në të cilat dyshohej se po zhvillohej prostitucion, policia e Kosovës të premten në mbrëmje ka hasur nëntë shtetase nga Republika e Shqipërisë.

“Gjatë realizimit të kontrollit  në lokalin “DRILONI” është gjetur një armë e tipit BROVIN e kalibrit 6.35 mm dhe një karikator me  gjashtë (6) fishekë të së njëjtës armë,  lidhur me këtë rast është njoftuar  stacioni policor në Ferizaj ku ka vazhduar me inicim dhe procedim të rastit për “Mbajtje në pronësi, ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky operacion vlerësohet se është kryer me sukses sipas planit të paraparë, me qellim të parandalimit të veprimtarive ilegale  dhe verifikimit të informacioneve për viktima të mundshme të trafikimit apo mundësimit në prostitucion.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksion-kunder-prostitucionit-ne-ferizaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala