Aksion kundër drogës në Prizren

Autori:Zekirja Shabani

Policia e Kosovës ka realizuar disa aksione kundër narkotikëve në Prizren, me ç’rast ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të marihuanës.

Në kuadër të këtij aksioni janë bastisur disa qytetarë dhe një objekt “Sony Play Stacion” në Lagjen “Kurrilla” në Prizren , ku gjatë kontrollit tek F.B. është gjetur një sasi e marihuanës e cila është sekuestruar. Aksioni ka vazhduar me patrullimin nëpër rrugën “Feriz Susuri” në Prizren, ku janë ndaluar tre persona të njohur për policinë dhe gjatë kontrollit të tyre është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë. Më pas, policia i ka shoqëruar të dyshuarit për në Stacionin Policor në Prizren për t’u marrë më tej me rastin Njësia kundër drogave. Sipas raporteve hetimore thuhet se droga peshonte rreth 28 gram. Ndërkaq, në rrugën “Muharrem Bekteshi”, hetues kundër narkotikeve kanë ndaluar një qytetar tek i cili është gjetur substancë e llojit marihuanë. Për të gjitha këto është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohen rastet dhe t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të mëtejme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksion-kunder-droges-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala