Aksion i Policisë në qendër të Prishtinës (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në qendër të Prishtinës, në lagjen Dardania, tek Santea duke ndaluar dy vetura. Dyshohet se është arrestuar dikush por ende nuk është konfirmuar asgjë nga ky organ.

Vetura me targa të Shqipërisë e llojit Fiat dhe vetura Passat me targa të Kosovës janë ndaluar nga Policia e Kosovës. Ende nuk dihet nëse është arrestuar ndonjë qytetar.

Gazeta Express merr vesh se vetura me targa të Shqipërisë është dërguar në statcionin Policor, kurse tani PK janë duke kontrolluar veturën e dytë, atë Passat.

Sipas dëshmitarëve të rastit, dyshohet se mund të jetë njeri nga zyrtarët e LVV, por asgjë nuk është konfirmuar. Po ashtu tre personat e ndaluar nga Policia kishin tentuar të ikin por ende nuk është konfirmur nëse ata janë kapur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksion-i-policise-ne-qender-te-prishtines-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala