Aksion i madh policor në Tetovë dhe Gostivar

Autori:Avdyl Pajaziti

Një aksion i madh policor është zhvilluar mbrëmë në Tetovë dhe Gostivar ku janë arrestuar disa persona.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga portali Shqipmedia, policia mbrëmë ka hyrë në lokalet e natës Energy Club dhe Oriental As dhe Bili Cegran në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit.

Me këtë rast bëhet e ditur se janë arrestuar disa shtetase të huaja të cilat punonin në këto lokale. Dyshohet se bëhet fjalë për prostituta ose striptizere.

Nga MPB e konfirmojnë informacionin, por nuk japin më shumë detaje, duke thënë se informata më të plota do të jepen gjatë ditës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksion-i-madh-policor-ne-tetove-dhe-gostivar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala