Aksion i madh në Serbi nga MPB-ja, arrestohen 80 persona

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka ndërmarrë mbrëmë një aksion të madh në luftën kundër korrupsionit, me ç’rast policia ka arrestuar 80 persona në mesin e të cilëve janë edhe disa ish ministra.

Kurir ka mësuar se në mesin e të arrestuarve janë Zeljko Zuniç dhe Slobodan Milosavljeviç, transmeton Indeksonline.

Zeljko Zuniç është pronar i kompanisë “Bohemija”, kundër të cilit banka Alfa dhe Vojvodanska kanë ngritur padi penale në zyrën e prokurorit të lartë.

Ndërkaq, Slobodan Milosavljeviç është një ish politikan serb dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Turizmit në qeverinë e Mirko Cvetkoviq.

Ministri i brendshëm Nebojsha Stefanoviq ka paralajmëruar një konferencë për media sot në orën 10:00 në Pallatin e Serbisë./Indeksonline/Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksion-i-madh-ne-serbi-nga-mpb-ja-arrestohen-80-persona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala