Aksidentohet ushtari i lirisë, duke mbledhur kanaqe

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish ushtari i dy luftrave çlirimtare asaj të UÇK-së dhe asaj të UÇPMB-së, Veli Morina nga Rixheva e Klinës është aksidentuar dje teksa po mblidhte kanaqe buzë rrugës për të siguruar kafshatën e gojës për fëmijët e tij, transmeton Infokusi.

Veli Morina, apo i njohur tashmë nga shumë bashkëluftëtarë të tij dhe qytetarë edhe si “Komisar Velo” është goditur dje nga një furgon tek sa po kthehej në shtëpi pasi kishte përfunduar dorëzimin e kanaqeve të mbledhura në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Isha duke u kthyer në shtëpi, kur kam ardhur në hyrje të rrugës së lagjes, i jam afruar vijës së bardhë dhe jam ndalur për të hyrë në rrugën e lagjes tonë, më ka tejkaluar një furgon me shpejtësi të madhe dhe njëkohësisht kam dëgjuar një frenim të zgjatur, më pas nuk di gjë vetëm kur më ardhur vetëdija në Shtëpinë e Shëndetit në Klinë ku edhe më kanë dhënë ndihmën e parë, e më pas më kanë dërguar në Spitalin e Pejës ku edhe më është qepur syri”, rrëfen ngjarjen Veli Morina.

Velo ka pësur lëndime të rënda, por që fatmirësisht i ka shpëtuar më të keqës që ka mundur të ndodhë në atë rast. Ai ka lënduar rëndë syrin e majtë gjë që shihet edhe në fotot që Infokusi ka realizuar në një intervistë me të, pas aksidentit.

Edhe pse i lënduar nga aksidenti dhe me njëmijë e një hallet e veta që i ka, ai nuk harron që t’i ngushëlloi familjet e të rënëve në betejën e Kumanovës.

“Unë ndjejë dhembje dhe dua t’u shprehë ngushëllime familjeve të bashkëluftëtarëve tanë që ranë në Kumanovë, dhe jam tejet i habitur me mos reagimin e shokëve tanë që tash janë në pozita udhëheqëse, është për t’u habitur sa shpejtë na harruan, sa shpejtë na lanë pa mbështetje, por i qoftë hallall gjaku dhe mundi ynë tokës së Shqipërisë, tokës së Kosovës”, thotë i emocionuar Velo.

Për gjendjen e rëndë sociale të këtij ish ushtari të UÇK-së  është raportuar disa herë nga mediet tona, por që përveç disa individëve vullnetmirë askush nga institucionet lokale dhe qendrore nuk ka marrë mundin ta vizitojë dhe ta ndihmojë këtë çlirimtar, i cili që na vitetet e 80-ta asnjëherë nuk u ndal së shërbyeri atdheut dhe që tashmë ka nevojë për ndihmen e secilit që ka mundësi, ngase familja e tij mezi po ia del të mbijetojë, e këtë e dëshmon më së miri fakti se Velos i duhet ta rrezikojë jetën e tij çdo ditë që t’ua sigurojë kafshatën e gojës fëmijëve të tij./Infokusi/

2 3 4

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksidentohet-ushtari-i-lirise-duke-mbledhur-kanaqe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala