Aksidentohet kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani

Komuna e Kamenicës, njofton të gjithë qytetarët se sot gjatë kryerjes së punëve të përditshme Kryetari i Komunës Begzad Sinani, pati një aksident të vogël me veturën e tij zyrtare në hyrje të Prishtinës.
Kryetari Sinani gëzon shëndet të plotë, dhe nga aksidenti ka pasur vetëm disa dëmtime të vogëla në makinën e tij.
Komuna e Kamenicës falënderon të gjithë qytetarët që u interesuan për këtë rast, dhe i njofton se pas aksidentit Kryetari Sinani ka vazhduar me agjendën e tij të rregullt në takimet në Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, njofton Zyra për Informim, Komuna e Kamenicës./Gazeta Fjala/