Aksidentohet helikopteri i EULEX-it, lëndohet një person

Është konfirmuar edhe zyrtarisht nga përfaqësuesit e Aeroportit të Prishtinës se të martën rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident në pistë i nje helikopteri të EULEX-it, i cili fluturonte për qëllime trajnuese.
“Ka një person të lënduar nga ekuipazhi, i cili është dërguar menjeherë në spital dhe nuk ka të lënduar të tjerë. Aeroporti perkohesisht është i mbyllur dhe do të aktivizohet pas kthimit të shërbimit të zjarrëfikësisë në kategorinë e kërkuar për operime”, thuhet në njoftimin e Aeroportit.
Fillimisht, dyshohej se helikopteri ishte i KFOR’it pasi ishte aksidentuar në pjesën ushtarake të aeroportit, nën menaxhim të KFOR’it.