Aksidentohet Genc Meraku

Biznismeni Genc Meraku është aksidentuar në Rrugën e Kombit, në afërsi të Kukësit. Ish-kandidati i AAK’së për Prishtinë, Meraku po udhëtonte drejt Shqipërisë për pushime me familje.
Në aksidentin që ndodhi në autosdradën Kukës-Morinë, pak orë më parë, ishte i përfshirë biznesmeni Genc Meraku i cili po udhëtonte për pushime bashkë me gruan dhe djalin e tij, me veturën e tipit ‘Range Rover’, transmeton Gazeta Express
Merret vesh se tre persona tjerë kanë marrë lëndime, por se nuk janë të renda dhe jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në spital të Kukësit.