Aksidentohet Ali Ahmeti, merr dëmtime të lehta

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është aksidentuar me makinën e tij, mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Mësohet se nga ngjarja që ka ndodhur pak çaste më parë, Ahmeti ka pësuar disa dëmtime të lehta, ndërsa shoferi i makinës është në gjendje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga dëshmitarë okularë të aksidentit, sipas të cilëve makina e kryetarit të BDI-së është përplasur me shtyllat e betonit të njërës nga pikëpagesat, në ardhje nga Kërçova.

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë dukshmëria e ulët, si pasojë e mjegullës.

Ahmeti po udhëtonte drejt Shkupit për të takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksidentohet-ali-ahmeti-merr-demtime-te-lehta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala