Aksidentohen dy të rinj kosovarë në Durrës

Autori:Avdyl Pajaziti

Një automjet është përplasur te rrethrrotullimi i plazhit të Durrësit, pasi humbi kontrollin e mjetit. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, në orën 05.25 në lagjen Nr.13 Durrës.
Automjeti tip “Citroen” me targa të Kosovës RKS 01-430 GB me drejtues shtetasin B.K. 19 vjeç, banues në Kosovë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me rrethrrotullimin te Plepat.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i tij shtetasi A.F. 19 vjeç, banues në Kosovë, të cilët janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Durrës. Mësohet se dy të rinjtë ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksidentohen-dy-te-rinj-kosovare-ne-durres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala