Aksidentohen dhjetëra emigrant në Nishë

Autori:Avdyl Pajaziti

40 persona janë lënduar, prej të cilëve janë në gjendje të rëndë pas një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit në rrugën afër fshatit Donje Krajince, rrugës për në qytetin serb të Nishit.

Mediat serbe raportojne se bëhet fjalë për një fugon me emigrantë që ilegalisht kanë hyrë në Serbi,  kanë qenë rrugës për në Hungari.

Sipas informacioneve të para të publikuara nga mediat serbe, fjala është për emigrantë nga Nigeria, Bangladeshi dhe Siria, ndërsa fatmirësisht nuk përmendet asnjë Kosovar.

Në Spitalin e Leskovcit sipas mediave serbe, transmeton Indeksonline, thonë se një aksident të tillë nuk e kanë përjetuar asnjëherë.

“Ende nuk dihet sakt numri i personave që kanë qenë në furgon, ndërsa të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin e komunës së Leskovcit dhe në Qendrën Klinike të Nishit”, thuhet në policinë e Leskovcit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksidentohen-dhjetera-emigrant-ne-nishe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala