Aksident trafiku në Vushtrri

Në aksin rrugor Prishtinë – Vushtrri, më saktësisht në fshatin Pestovë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Në të janë përfshirë një veturë dhe një minibus.
Raportohet për të lënduar, por jo edhe për numrin apo shkallën e lëndimeve.
“Nuk kemi informacione më të hollësishme përveç atyre gjenerale. Dimë që ka të lënduar, disa prej tyre janë në Qendrën Klinike Universitare, por jo më shumë.” – i tha Avni Zahiti Klan Kosovës.