Aksident në Vushtrri, nëntë të lënduar

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident i ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë.

Njëri nga nëntë të lënduarit konsiderohet të jetë në gjendje më të rëndë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, thotë për KosovaPress se në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.

“Pesë të lënduarit janë drejtues të veturave dhe katër në cilësi të pasagjerëve, të cilët tashmë janë duke u trajtuar në QKUK, ka treguar Zahiti.

Zëdhënësi i Policisë thotë se nga hetimet që janë bërë në vendin e ngjarjes, rezulton se një nga veturat e përfshira në aksident e cila po konsiderohet e dyshimtë në këto rrethana është një BMË, ku drejtuesi e ka humb kontrollin dhe si pasojë e saj i ka godit edhe katër vetura tjera të cilat kane qenë në ato momente në këtë zonë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-ne-vushtrri-nente-te-lenduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala