Aksident në Sfeçël, katër të lënduar

Autori:Avdyl Pajaziti

Katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orësh 16:00 në fshatin Sfeçël të Podujevës. Lajmin për të lënduarit për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë.

Sipas mjekut, të lënduarit nuk kanë marrë lëndime të rënda trupore, por janë dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Prishtinë për shkak të rentgenit që duhet bërë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave e firmës “Taxi Meritoni” dhe tjera e tipit Golf.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes./Llapi.info

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-ne-sfecel-kater-te-lenduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala