Aksident në “Rrugën e Kombit”, vdes një 27 vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Rrëshen- Milot.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur për Tch se një kamion me targë AA 172 IF është përplasur me një mjet tip Volkswagen me targë AA 370 EH. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit Volkswagen, Valentin Kola, 27 vjeç nga Rubiku.
Ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Rubikut drejtuesi i Volkswagenit, E. T, 35 vjeç.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit Tonin Gjoka, 46 vjeç nga Rrësheni.