Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Stanovc, në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas burimeve të Telegrafit nga vendi i ngjarjes dy automjete janë përplasur me njëra tjetren.

Nuk bëhet e ditur për viktima ose të lënduar, kurse dëmet materiale, në bazë të fotove nga vendi i ngjarjes, janë të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-ne-magjistralen-prishtine-mitrovice-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala