Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zyrtari i Policisë Rajonale të Ferizajt, Nexhat Gjokli.
Ai thotë se në këtë aksident nuk është lënduar askush.
“Në orën 03:40 minuta kemi marrë një informatë që ka ndodhur një aksident trafiku, ku është aksidentuar një veturë e tipit Golf. Shkaqet e këtij aksidenti janë shpejtësia e madhe, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, tha Gjokli.