Aksident në Drenas, lëndohen rëndë pesë persona

Autori:Gazeta Fjala

Në fshatin Shtrubullovë, në Drenas ka ndodhur një aksident i rëndë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona. Si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, të lënduarit kanë marrë lëndime serioze dhe po trajtohen në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja rajonale e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë për Express se nga përplasja e dy veturave, kanë marrë lëndime pesë persona.

“Rasti tek ne është hapur si aksident trafiku me lëndime serioze”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-ne-drenas-lendohen-rende-pese-persona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala