Aksident në Drenas, kamioni përplaset në tren (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Qikatovë të Vjetër në Komunën e Drenasit ka ndodhur një aksident, ku një kamion është goditur nga treni.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 e 8 minuta. Në këtë aksident janë përfshirë një tren dhe një kamion. Shoferi i kamionit nuk ka lëndime por vetëm shqetësime prandaj është udhëzuar që të shkojë në emergjencë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer të gjitha hetimet e duhura”, tha Hoxha, për lajmi.net.

Aksidenti ka ndodhur në momentin që treni ka dalë nga tuneli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-ne-drenas-kamioni-perplaset-ne-tren-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala