Aksident me tren në Nju-Jork, 7 të vdekur

Së paku shtatë persona kanë vdekur kur një tren i udhëtarëve ka goditur një makinë në veri të Nju Jorkut.
Aksidenti ka ndodhur pranë lagjes White Plains, rreth 30 kilometra larg qytetit.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se shoferi i makinës dhe gjashtë njerëz në bordin e trenit kanë vdekur
Së paku 650 njerëz kanë qenë në bordin e trenit./ REL/