Aksident i rëndë trafiku në Fushë Kosovë, goditet një vajzë

Autori:Gazeta Fjala

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Një vajza është goditur nga një veturë dhe nga lëndimet e marra ka mbetur e shtrirë në tokë, por ende nuk dihet se cila është gjendja e saj, njofton Klan Kosova.

Kalimtarja e rastit është goditur nga një veturë e markës Opel ngjyrë e kuqe.

Siç shihet edhe nga fotografitë Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-i-rende-trafiku-ne-fushe-kosove-goditet-nje-vajze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala