Aksident i rëndë në qendër të Prishtinës (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Prishtinës.
Në aksidentin e ndodhur tek semaforët “Te Lesna” janë përfshirë dy vetura, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.
Ditëve të fundit në kryeqytet është shtuar numri i aksidenteve të trafikut si pasojë e moskujdesit të vozitësve, disa prej tyre kanë rezultuar edhe me humbje jete.