Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Drenovc në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Nga fotografitë e siguruara nga një lexues i portalit Indeksonline, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përplasje në mes të një traktori dhe një veture të tipit Golf 2.
Mësohet se ka persona të lenduar rëndë, derisa Indeksonline do të iu njoftoj për detaje më të hollësishme. /Indeksonline/