Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë–Ferizaj (FOTO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë –Ferizaj, më saktësisht tek udhëkryqi i Janjevës.
Në bazë të fotografisë që lexuesit e kanë dërguar në adresë të Gazetës Express, në aksident është e përfshirë një veturë e tipit “Golf” ndërkohë që shihen edhe gjurmë gjaku.
