Aksident i rëndë në hyrje të Prizrenit (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot mëngjes në hyrje të Prizrenit, në rrugën magjistrale që shpie për pikëkalimin kufitar në Morinë.

Burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një traktor dhe një autobus.

Nuk bëhet e ditur nëse në aksident ka viktima apo të lënduar, kurse policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të të hetuar shkaktarët e aksidentit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-i-rende-ne-hyrje-te-prizrenit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala