Aksident i rëndë në Drenas, përfshihen dy vetura (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mengjist në fshatin Zabel të komunës së Drenasit.

Në aksident janë përfshirë dy vetura njëra e tipit Golf 2 dhe tjerta Renault. Një lexues i Indeksonline i cili ka dërguar edhe fotografitë nga vendi i ngjarjes ka treguar se ka pasur edhe të lënduar pasi që në rrugë ka pasur shenja të gjakut.

Ende nuk dihet nëse dikush nga të lënduarit është në gjendje të rëndë apo jo.

Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë policia e cila është duke e hetuar rastin.
12309165_202014593467499_890409217_n12309259_202014596800832_1296699290_n12319600_202014600134165_1235291773_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-i-rende-ne-drenas-perfshihen-dy-vetura-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala