Aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në mëngjes rreth orës 9:00, një veturë me targa të Shqipërisë është rrokullisur në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në fshatin Bellanicë të Malishevës.
Një dëshmitar i rastit i ka thënë “rtklive.com” se vetura ka goditur barrierat e autostradës dhe është rrokullisur disa metra.

Në veturë kanë qenë dy shtetas të Shqipërisë.

Sipas, dëshmitarit auto-ambulanca është vonuar mbi 40 minuta.

Të aksidentuarit janë dërguar në QKUK- për tretman të mëtutjeshëm.

 

aaa

aaaaa

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-i-rende-ne-autostraden-ibrahim-rugova-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala