Aksident i rëndë, 2 të vdekur një i lënduar

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës, njofton se rreth orës 03:25 minuta, në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë, saktësisht në fshatin Lubizhdë, përballë restorantit “Luksory”, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku i cili ka lënë të vdekura dy gra dhe tre të tjerë të lënduar: një rënd e dy lehtë.

Sipas hetuesve të trafikut rajonal që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se vetura Golf II në të cilën ndodheshin katër gra dhe një burrë kishte dalë nga restoranti dhe ishte kyçur në rrugë për në Prizren dhe pas nja 25 metrash, nga prapa, goditet nga një veturë e llojit BMW e cila vinte me një shpejtësi të papërshtatshme.

Në raporte hetimore ceket se shoferi i veturës ne momentin e aksidentit kishte qenë nën ndikim të alkoolit (1.62 promil).

Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetë dy motra të moshës 60 dhe 65 vjeçe.

Ndërsa ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona, ndër ta edhe shoferi i dyshuar i cili pas lirimit nga urgjenca është arrestuar, përcjell koha.net. Trupat e pa jetë janë dërguar në autopsi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-i-rende-2-te-vdekur-nje-i-lenduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala