Aksident i rënd në Xërxë, vdes një person

Autori:Avdyl Pajaziti

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Xërxë të Rahovecit, ku nga plagët e marra ka ndërruar jetë ngasësi i një automjeti.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy ngasësit e automjeteve dhe dy pasagjer.

Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Gjakovës për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga ngasësit nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar por gjendet për shërim në spital nën mbikëqyrje policore. Trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-i-rend-ne-xerxe-vdes-nje-person/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala