Aksident fatal në Rrugën e Kombit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, në fshatin Reps.

Burime nga policia e Mirëditës bëjnë me dije se shtetasi Gjovalin Gjoni, 58 vjeç, është përplasur nga një furgon mallrash, goditje e cila ka rezultuar fatale për të.

Mësohet se viktima ishte duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga mjeti. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /shekulli/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aksident-fatal-ne-rrugen-e-kombit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala