Akrepat e orës zhvendosen 60 min përpara

Autori:Avdyl Pajaziti

E diela e fundit e marsit shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara. Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 30 mars ku akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akrepat-e-ores-zhvendosen-60-min-perpara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala