AKP shpërndanë 1.5 milionë euro për punëtorët

Autori:Zekirja Shabani

Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka bërë gati dokumentacionet për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 5 ndërmarrje shoqërore. Përfitues të parave nga  1.5 milionë euro sa është shuma e përgjithshme e mjeteve që do të ndahen janë ish punëtorët e  NSh “Drenica” ne Drenas,  KB “Ferizaj” në Ferizaj, NSh“Ekonomia e Pyjeve” në Vushtrri, NSh “Gjeravica” ne Deçan dhe NSh Auto Moto “Starti” ne Gjakovë.

“Shuma e fondeve që do të shpërndahen është € 1,562,939 kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 624 punëtorë”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Transferi i këtyre fondeve, për NSh “Drenica” në Drenas është realizuar kurse për 4 NSh ky transfer do të bëhet së shpejti në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

“Deri më tani Agjencia ka shpërndarë mbi 100 milionë euro për rreth 44 mijë ish punëtorë të NSh-ve. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe të disa NSh-ve tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni publik do të informohen me kohë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akp-shperndane-1-5-milione-euro-per-punetoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala