AKP shpërndan mbi 700 mijë euro për 3014 punëtorë

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë ekzekutimin e vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shpërndarje të fondeve të tjera nga pjesa e 20% të dedikuara për punëtorët e kualifikueshëm të Ndërmarrjeve Shoqërore të caktuara.

Sipas një komunikate për media, Pas lëshimit të vendimit të plotfuqishëm nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat dhe kundërshtimet e punëtorëve të këtyre NSh-ve, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 4 ndërmarrje të tjera shoqërore. Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është 709 mijë e 629 €uro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 3.014 punëtorëve.

“Shuma prej 46, 177 €uro është shpërndarë për 145 punëtorë të NSh “Metal Holding”, që gjendet në rajonin e Prishtinës, 31 mijë e 186 €uro janë shpërndarë për 7 punëtorë të KB “Bashkimi”, që gjendet në Xërxe, rajoni i Prizrenit, një fond prej 563 mijë e 961 €uro janë shpërndarë për 2027 punëtorë të NSh “Ferronikeli”, rajoni Drenas, ndërsa 48 mijë e 305 €uro për 835 punëtorë të NSh “Kombinati i Lëkurë-Këpucëve”, në rajonin e Pejës.
Sipas procedurave në fuqi, transferi i këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me 10.5 të Rregullores nr. 2003/13 (me ndryshime)”, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, në total Agjencia deri më tani ka shpërndarë mbi 103 milionë €uro për më shumë se 43 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të NSh-ve. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit edhe për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm të 6 NSh-ve tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akp-shperndan-mbi-700-mije-euro-per-3014-punetore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala