AKP ndanë mbi 717 mijë euro për 380 punëtorë

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se do ta bëjë ekzekutimin e vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shpërndarje të fondeve të tjera nga pjesa e 20 % të dedikuara për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore.

“Shuma e fondeve që do të shpërndahen këtë herë është € 717 459 (shtatëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e nëntë euro), kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 380 punëtorëve”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Sipas procedurave të legjislacionit në fuqi, transferi i këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Deri më tani Agjencia ka shpërndarë rreth 104 milionë euro për më shumë se 43 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të NSh-ve. Ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 % për punëtorët e kualifikueshëm edhe të 3 NSh-ve të tjera, për të cilat punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akp-ndane-mbi-717-mije-euro-per-7-ndermarrje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala