AKP me masa sigurie në Grand

Autori:Avdyl Pajaziti

Të premten në mëngjes Agjencia Kosovare e Privatizimit ka angazhuar sigurim privat për t’u kujdesur për sigurimin e Grand Hotel Prishtina.

Disa pjesëtarë të kompanisë Code Security kanë hyrë në orën shtatë të mëngjesit në hotel  duke befasuar edhe punëtorët e vet hotelit.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrje i ka thënë Gazetës Fjala se të gjithë punëtorët janë shqetësuar me këto masa të ndërmarra nga AKP. Sipas tij kjo dëmton edhe aktivitetin hoteljerik të ndërmarrjes pasi klientët e tyre ndihen të pas sigurt duke parë sigurim çdo skaj të hotelit.”Kjo po na kujton masat policore. Për ne është e papranueshme një  akt i tillë i AKP. Neve me dhunë kur nuk do të mund të na largojnë nga vendet e punës”, tha Ahmeti për Gazeten Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akp-me-masa-sigurie-ne-grand/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala