AKP-ja inicion studimin e fizibilitetit të “Trepçës”

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të zhvillojë dy nga proceset më të rëndësishme për fatin e ndërmarrjes “Trepça”, shkruan sot Koha Ditore.

Do të bëjë analizën preliminare të kërkesave kreditore, si dhe do të iniciojë studimin e fizibilitetit të saj.

Këta hapa janë paraparë të ndërmerren nga bordi i ri i AKP-së, në një takim pune që ka zgjatur tri ditë.

Ndërmarrja e këtyre hapave është në pajtim me Ligjin e AKP-së dhe me Ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve me rëndësi të veçantë, por që janë në kundërshtim me vizionin e Qeverisë së Kosovës dhe me Ligjin për ndërmarrjet publike.

Qeveria e Kosovës për më shumë se një vit nuk ka ndërmarrë asnjë hap për caktimin e një vizioni për “Trepçën”, përcjell koha.net. Vetëm në fund të vitit 2015 janë mbajtur takime për këtë çështje. Ndërkohë, Ligji për ndërmarrjet publike kërkon që për “Trepçën” të ketë një strategji dhe ligj të veçantë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akp-ja-inicion-studimin-e-fizibilitetit-te-trepces/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala