AKP ia mësyn Grandit me Polici, ngujohen 92 punëtorë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia Kosovare e Privatizimit së bashku me Policinë e Kosovës ia kanë mësyrë hotelit Grand të mërkurën. Arsyeja është largimi i 92 punëtorëve të administratës së kësaj ndërmarrjeve. Aktualisht AKP po zhvillon takim me punëtorët e ngujuar në katin e dytë të hotelit më të madh në vend. Por, deri tash nuk është gjetur ndonjë gjuhë e përbashkët. Punëtorët e udhëhequr nga kryetari i sindikatës së punëtorëve Mustafë Ahmeti nuk duan që të largohen nga aty. Urdhri për largimin e tyre nga puna po vije pas shkuarjes në likuidim të kësaj ndërmarrje. Gazeta Fjala kishte raportuar në detaje lidhur me fatin e Grandit.

“Agjencia do të veprojë ashtu siç përcaktohet me Ligj, kurse çështja e angazhimit të punëtorëve në këtë ndërmarrje më pas do të jetë nën kompetenca të Autoritetit të Likuidimit të po kësaj ndërmarrje”, kishte thënë për Gazetën Fjala, Yll Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.

“Punëtorët duhet të paraqiten në AKP dhe të shfrytëzojnë mundësitë ligjore për të paraqitur kërkesat/pretendimet e tyre nëse kanë”, thoshte Kaloshi.

Punëtorët e quajnë të pakuptimtë atë vendim.

“Ne jemi në fazën e rimëkëmbjes së hotelit pas atyre peripecive që kemi kaluar. Në rast se do të na jepet mundësia e koha ne do ta bëjmë hotelin shumë më të vlefshëm se tani. Kështu do të ia rrisim edhe çmimin kur të vije koha e shitjes përfundimisht”, thoshte Mustafë Ahmeti.

Përpos pagesave të pagave për 92 punëtorë e shlyerjes së të gjitha obligimeve për vitin 2014 në llogarinë e hotelit u mblodhën edhe rreth 100 mijë euro. Ky fakt e ka shtyrë kryesindikalistin të kërkojë që gjithë punëtorët të mbesin në punë, pavarësisht se Grandi ka shkuar në likuidim.

“Ne i kemi mundësitë jo vetëm të mbajmë veten por edhe të gjenerojmë të ardhura e të investojmë. Posaçërisht gjatë kohës së verës kërkesat e mysafirëve rriten dhe në atë periudhë kemi nevojë kemi nevojë edhe për më shumë punëtorë se sa i kemi tani”.

 

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në tekstin e mëposhtëm:

 

http://gazetafjala.com/shkoj-grandi/

GRANDI2 GRANDI3 GRANDI4GRANDI

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akp-ia-mesyn-grandit-me-polici-ngujohen-92-punetore-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala