AKP ia dorëzon Grandin punëtorëve

Hoteli Grand tashmë është i punëtorëve. Agjencia Kosovare e Privatizimit është dorëzuar para trysnisë së 92 punëtorëve të kësaj ndërmarrje.
Në vend që ta dorëzojë tek Autoriteti i Likuidimit, si njësi e kësaj ndërmarrje, ka bërë krejt diçka tjetër. E ka dorëzuar tek punëtorët, të paktën deri në likuidim. Janë punëtorët ata që do të administrojnë me këtë ndërmarrje dhe do t’i nxjerrin vet pagat, pasi AKP ka hequr dorë.
Ky veprim i agjencisë vije pas ngjarjes mëngjesin e sotëm. Fillimisht AKP së bashku me Policinë e Kosovës ia mësyn Grandit për t’i larguar 92 punëtorët e administratës së kësaj ndërmarrjeve. Punëtorët e udhëhequr nga kryetari i sindikatës së tyre, Mustafë Ahmeti ia bënë të qartë administruesit të tyre, se nuk e kanë ndërmend të largohen nga aty.
Pas disa orësh, AKP hoqi dorë dhe e dorëzoi ndërmarrjen komplet në dorë të tyre. Kjo është bërë për t’i ikur skandaleve, të cilat mund të dërgonin në largimin e tërë punëtorëve drejt Hungarisë.