AKK: “Drejtori i Agim Veliut në konflikt interesi, duhet të shkarkohet” (Dokument)

Agjencia Kundër Korrupsionit ka vërtetuar se ekziston konflikt interesi dhe kufizim ne ushtrimin e funksionit publik të këshilltarit Komunal në Komunën e Podujevës, Afrim Shabani i cili njëherësh është edhe ushtrues i detyrës së Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Në vendimin e AKK-së thuhet se zyrtarit të lartë, Afrim Shabani i është bërë shkresa e parë njoftuese për fillimin e shqyrtimit të gjendjes së mundshme të konflikti të interesit pas së cilës kanë organizuar takim në zyret e AKK-së, transmeton Indeksonline
“Zyrtari i lartë, Afrim Shabani është njoftuar në këtë takim se gjatë ushtrimit të funksionit publik si zyrtar i lartë, Këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Podujevës nuk mund të ushtroj funksionin si u.d i Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, pasi që kjo situatë cilësohet si kufizim i zyrtarit të lartë në ushtrim të funksioneve tjera krahas ushtrimit të funksionit publik si Këshilltar Komunal”, thuhet në vendimin e AKK-së, transmeton Indeksonline.
Më tej AKK-ja ka theksuar se pas mospërfilljes së afateve nga Afrim Shabani për shmangien e gjendjes së konfliktit të interesit, do të kërkojë nga institucioni ku zyrtari i lartë ushtron funksionin publik që të filloj procedurën për shkarkimin e tij./Indeksonline/