Akciza në lëngje joalkoolike po i qon bizneset drejt falimentimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Përderisa Qeveria e Kosovës akcizën prej 4.5 për ëdo litër të pijes  joalkoolike të shitur e konsideron si mbushje indirekte të buxhetit të Kosovës, bizneset thonë se kjo po i qon ata drejt falimentimit dhe po i detyron që të jenë jashtë konkurrencës me vendet që importojnë në tregun e Kosovës.

Në konferencën e mbajtur për media nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës, kryesia e saj dhe bizneset përbërëse kanë shprehur pakënaqësitë ndaj akcizës për të cilën detyrohen të paguajnë prodhuesit vendorë të lëngjeve joalkoolike.

Ata kanë kërkuar heqjen e kësaj akcize, dhe nëse jo së paku të zvogëlohet shuma që duhet paguar.

Nënkryetari i AKB-së, Bashkim Osmani, ka thënë se bizneset Kosovare pavullnetshëm nga viti 2006 i paguajnë akcizën dhe se duke ia bashkangjitur TVSH-në dhe pagesën për doganë, shteti po fiton më shumë se vetë bizneset, dhe se kjo politikë në raport me importuesit po i qet ata në disfavor në tregun e vendit.

“Ne sektori i pijeve joalkoolike prej vitit 2006 pavullnet e paguajmë taksën e akcizës në lëngje për 4.5 cent  për litër, më konkretisht llogaritet se mesatarisht 15 deri 25 përqind të çmimit final janë akcizë apo pagesë për shtetin. Me importimin e lëndës së parë nga vendet e treta dhe nga pagesa 10% ndaj doganës duke ia shtuar 16% TVSH dhe akcizën rezulton që nga prodhimi jonë më shumë merr para shteti sesa vetë bizneset. Dhe duke i krahasuar politikat tona fiskale me vendet tjera te rajonit del që prodhuesi kosovar është në disfavor jo vetëm aspektin e konkurrencës në rajon por edhe në tregun e vendit. Këtë e themi pasi që vendet e rajonit gëzojnë lirime nga detyrimet e importit të lëndës së parë, gëzojnë subvencione dhe janë të liruar nga akciza e brendshme, andaj janë konkurrues në vendin tonë përkundër transportit”, ka thënë Osmani.

Ai gjithashtu potencoi se qëllimi i kërkesës për heqjen apo zvogëlimin e akcizës në mënyrë që me anë të lehtësimeve fiskale të mbushet buxheti, të kursehet shporta e konsumatorit, të  gjenerohen vende të reja të punës, të jenë në hap me kohën dhe të prodhohen produkte cilësore.

Që nga viti 2012 doganat e Kosovës kanë lëshuar aktvendim të detyrueshëm të pagimit të akcizës në aspekt të veprimit retroaktiv, dhe kështu kanë detyruar kompaninë “Fruti” që të paguajë akcizë me vlerë prej 328 mijë euro, për mallrat e shitura.

“Me të gjitha kërkesat që i kemi bërë në dogana, të gjitha na janë refuzuar dhe detyrimisht kemi pranuar që të bëjmë pagesën e akcizës retroaktive për mallra inekzistente, e cila e kap vlerën 328 mijë euro”, ka thënë Florent Zuniqi nga kompania Fruti.

Drejtori Gjeneral i Korporatës, “Devolli”, Xhelal Radoniqi thotë se ata janë detyruar të paguajnë akcizë retroaktive për 3 vite me radhë, dhe janë dëmtuar me 1.5 milion euro nga ajo, dhe në qoftë se vazhdon e tillë kjo akcizë do të ëoj drejt falimentimit ndërmarrjet vendore.

“Me një vendim të doganave të Kosovës në vitin 2012 neve na kanë ngarkuar retroaktivisht për ato 3 vite me një vlerë deri në 1.4 milion euro. Dhe në qoftë se paguhet kjo akcizë do të falimentojë çdo ndërmarrje e cila merret me përpunimin e këtyre lëngjeve”, ka thënë Radoniqi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akciza-ne-lengje-joalkoolike-po-i-eon-bizneset-drejt-falimentimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala