AKB nis javën e biznesit Kosovar 2015

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca Kosovare e Bizneseve do të bëjë sot hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2015”. Ky projekt, i cili tashmë është bërë tradicional dhe po organizohet për herë të 13-të.

Sipas njoftimit të AKB-së, ky projekt ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike dhe mirëqenies sociale në Kosovë duke nxitur zhvillimin e prodhimtarisë vendore dhe zhvillimin e sektorit privat.

“Javët e Biznesit organizohen për 13 vite me radhë në Kosovë që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Javët e Biznesit Kosovar mbahet nën patronat të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të mbështetura nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, KIESA, MF, MZHE, MBPZHR ..

Manifestimi do të nis në Prishtinë, ndërsa nga këtu do të vazhdojë edhe në qytetet e tj era të Kosovës.

Me 2 dhjetor ky aktivitet do të zhvendoset në Mitrovicë. Me 4 dhjetor në Prizren ndërsa me 9 dhjetor do të zhvendoset në Pejë.

Më tutje sipas njoftimit të AKB-së, java e Bizneseve do të vazhdoj nëpër tërë Kosovën dhe në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë e Preshevës, Turqi dhe në vendet e BE-së me aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese, Forumi Ndërkombëtar Biznesor si dhe më datën 17 shkurt 2016 Kremtimi i Pavarësisë se Kosovës me prodhime vendore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akb-nis-javen-e-biznesit-kosovar-2015/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala