Akademikët blejnë Toyota 25 mijë euro

Akademia e Shkencave dhe Artave të Kosovës nga sot në pronësinë e vetë ka edhe një veturë me kilometrash zero-zero. Akademikëve blerja e Toyotas i ka kushtuar hiq më pak se 24 mijë e 900 euro.
Për ta blerë këtë veturë ASHAK ka hapur edhe tender publikë, të cilin edhe e ka fituar kompania “AUTOTRADE SHPK- Toyota”.
Në këtë tender kanë marrë pjesë tri kompani. Kontrata për tenderin “Furnizim me veturë për ASHAK”, mes kompanisë fitues dhe Akademisë se Shkencave dhe Artave të Kosovës do të nënshkruhet me 27.10.2015./Gazeta Fjala/.