Akademia  e Kosovës për  Siguri Publike priti vizitor nga Gjermania

Autori:Zekirja Shabani

Akademinë  e Kosovës për  Siguri Publike (AKSP), të hënën e ka vizituar një delegacion i Universitetit Policor Gjerman nga Munster i kryesuar nga Gerd Thielmann, zëvendës president i këtij universiteti.

Qëllimi i kësaj vizite ishte krijimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave  mes Universiteti Policor Gjerman dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, tha se vizitat e tilla janë një përkrahje e madhe për Akademinë dhe një inspirim për kadetët që ta përfundojnë më sukses trajnimin e tyre bazik.

“Kadetët e Policisë së Kosovës në qershor do t’i bashkëngjiten 8 mijë  policëve të Policisë së Kosovës të cilët janë trajnuar në Akademi. Këtu deri më tani janë trajnuar mbi 12 mijë zbatues të ligjit nga gjashtë Agjenci të Sigurisë Publike”, tha Smakiqi.

Para kadetëve të gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës foli edhe zëvendës presidenti i Universitetit Policor nga Munster i Gjermanisë, Gerd Thielmann.

“Policia është një institucion qendror dhe simbolik e një shteti. Ajo simbolizon faktin se një shoqëri e deklaron një shtet të pavarur në një territor të caktuar – një ngjarje historike që ndodhi këtu në Kosovë. Prandaj ju jeni anëtarë krenar i një institucioni i cili është më rëndësi jetik për një shtet”, u shpreh Thielmann.

Për ti përmbushur këto kërkesa ambicioze ai porositi kadetët të ken një edukim gjithëpërfshirës siç është trajnimi bazik, arsimim të avancuar akademik i orientuar në jurispodencë, shkenca shoqërore, shkenca penale apo taktika policore.

Për nder të vizitës së delegacionit në fjalë, Akademia organizoi  paradën e mëngjesit me kadetët e gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akademia-e-kosoves-per-siguri-publike-priti-vizitor-nga-gjermania/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala